Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Fatmir Mediut: Në 30 qershor do ketë përplasje civile

Paralajmërimi i Fatmir Mediut: Në 30 qershor do ketë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një konferencë për mediat ka paralajmëruar se në 30 qershor mund të ndodhë një përplasjë civile, nëse zgjedhjet zhvillohen.

Më tej shtoi se nisur nga kjo situatë opozita ka të drejtën kushtetuese që të mos lejojnë procesin zgjedhor.

“Në emër të Partisë Republikane, i bëj thirrje gjithë socialistëve që besojnë tek liria dhe demokracia, të bashkohen me të gjithë shqiptarët të shmangin konfliktin civil që po përgatit Edi Rama më 30 qershor.

Rama sot ka kapur dhe përdor politikisht Komisionin e Zgjedhjeve.

Procesi farsë dhe i dhunshëm që po organizon në 30 qershor, është instalimi përfundimtar i grushtit të shtetit

Shqiptarët dhe opozita kanë të drejtën kushtetuese që të mos lejojnë një proces të tillë dhe të jenë të bashkuar për të mbrojtur pluralizmin”, është shprehur Mediu.

Mediu u bën thirrje socialistëve dhe ndërkombëtarëve që të ndalojnë procesin zgjedhor në Shqipëri.

“Në emër të Partisë Republikane i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar, atyre që kanë mbështetur pluralizmin, kushtetutshmërinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që mbështetën Shqipërinë në NATO dhe rrugën tonë Europiane, të ndalojnë këtë krim elektoral dhe antikombëtar të Ramës me pasoja për Shqipërinë dhe Rajonin" -tha Mediu.

Të fundit