Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i fortë: Veç Llallës dhe Doshit, DASH shpall ‘non grata’ edhe 15 zyrtarë të lartë

Paralajmërimi i fortë: Veç Llallës dhe Doshit, DASH shpall

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli ka bërë sot një deklaratë të fortë publike.

I ftuar në emisionin "Java" në RTSH, analisti paralajmëron se Departamenti Amerikan i Shtetit pritet të shpallë ‘non garata’ edhe 15 zyrtarë të tjerë të lartë shqiptarë, referuar një liste që ka hartuar së fundmi.

"Sipas burimeve  të besueshme,  Departamenti Shtetit ka hartuar një listë për shpalljen "non grata" të 15 zyrtarëve apo ish-zyrtarëve shumë të lartë shqiptarë. Ndalimi i hyrjes në SHBA i këtyre zyrtarëve parashikohet në legjislacionin amerikan”, është shprehur Vangjeli.

Shkak për shpalljen ‘non grata’ të zyrtarëve lidhet me faktin se për zyrtarët ka të dhëna se janë të pikuar në afera korruptive.

E njëjta gjë ka ndodhur më herët edhe me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe deputetin Tom Doshi.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit