Flash News

KRYESORE

“Paralajmërimi i fundit”, Meta: Po afron dita e referendumit; Kuvendi shpërndahet me një dekret

“Paralajmërimi i fundit”, Meta: Po afron dita e referendumit;

Presidenti Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fundit sipas tij, pas akuzave se betimet për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ceremoniale.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, lidhur me përplasjen e krijuar për vakancën në këtë gjykatë mes dy gjyqtareve Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari, Meta tha se kriza është e zgjidhshme kush di të lexojë kushtetutën dhe se dita e referendumit po afron.

“Meqë po afron 22 nëntori, dita kur u votua me referendum kushtetuta, kam një paralajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi i presidentit mbi kushtetutë ka qenë ceremonial.

Nuk ka institucion më të rëndësishëm se Kushtetuta, e cila ka vetëm një garant të pacënueshëm, Gjykata Kushtetuese. Përpjekjet për ta dhunuar për të kapur sistemin e drejtësisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese janë të dështuara. Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti me një dekret shpërndahet, qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet.

Nëse mendojnë se angazhimet e kanë qenë ceremoniale, në fund është kushtetuta që mbron popullin dhe do jetë detyrë e presidentit që të tregojë vendin kësaj bande uzurpatore dhe shërbëtorëve të tyre.

Secili të zbatojë kompetencat e veta. Veprimet e mia do vijojnë të jenë institucionale. Në momentin e duhur presidenti do i drejtohet popullit dhe botës për mbrojtur demokracinë, sidomos në këto dy vite kur u la qëllimisht pa gjykatë kushtetuese”, tha Meta.

Të fundit