Paralajmërimi i Hoxhës dhe Lalës: Do të ketë plot video të tjera

Gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Klodiana Lala mendojnë se do të ketë plot video të tjera të cilat po përgatiten, pasi zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi njoftoi se do të publikohej dhe një video, me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror.

“Zëdhënësi i presidentit flet dhe në emër të Presidentit. Nuk flet si gazetar aty, Tedi Blushi. Ai duhet të thirret urgjentisht, aq më tepër që është shantazhuar Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Ata thonë qartësisht se ka prova. Do kesh video plot këto ditë, nga ato me shantazhe”, tha Hoxha.

Edhe gazetarja Klodiana Lala paralajmëroi të tjera video. “Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar. Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj”, u shpreh ajo në “Opinion” në TV Klan.