Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i i opozitës: Sot në Kuvend përgatituni për një seancë jo normale

Paralajmërimi i i opozitës: Sot në Kuvend përgatituni

Ashtu si ç do të enjte në orën 10.00 pritet të mbahen punimet në Kuvend dhe zhvillimi i seancës plenare.

Por, opozita e bashkuar, PD dhe LSI kanë planifikuar që të kthehen sot në sallën e Kuvendit, por me një skenar me vete: zhvillimin e një seance jo normale.

Ashtu si edhe në seancat e shkuara, deputetët e PD dhe LSI nuk do të lejojnë të flitet në foltore në shenjë proteste për 4 kuksianët e arrestuar, të cilëve edhe në Gjykatën e Apelit në Shkodër nuk iu ndryshuar masa e sigurisë, si dhe për aq kohë sa ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është ende i lirë dhe merr pjesë në Kuvend.

Mësohet se para nisjes së seancës, kreu i PD, Lulzim Basha do të mbledhë Grupin Parlamentar për të dhënë porositë e fundit për seancën e sotme. Ashtu si edhe më herët, opozita ka vendosur të mbajë një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, në shenjë proteste.

Kujtojmë se pak ditë më parë, kryedemokrati Basha paralajmëroi se muaji maj do të jetë muaji i skandaleve në radhët e qeverisë. “Retë që kanë nxirë qiellin, le të shpërthejnë”, mësohet të jetë shprehur Basha në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të PD.

Të fundit