Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Kinës: Lufta me SHBA-në do të ishte katastrofë për gjithë botën

Paralajmërimi i Kinës: Lufta me SHBA-në do të ishte

Kina ka paralajmëruar SHBA-në që të mos ndërhyjë në kontestimet që vendi ka me Tajvanin dhe në çështjet e sigurisë në Detin jugor të Kinës. Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Uei Fenghe, tha sot se lufta me Shtetet e Bashkuara do të ishte një katastrofë për tërë botën.

Shteti i madh aziatik është zemëruar nga veprimet e fundit të administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për rritjen e mbështetjes ndaj Tajvanit demokratik, duke përfshirë lundrimin e marinës së SHBA-së përmes ngushticës së Tajvanit, që ndan ishullin nga Kina.

“Kina do të luftojë deri në fund nëse dikush tenton të ndërhyjë në marrëdhëniet me Tajvanin. Kina nuk do të sulmojë derisa të sulmohemi. Ne do të bëjmë gjithçka që të realizojmë bashkimin në mënyrë paqësore, por nuk përjashtohet forca në këtë proces” tha ministri Uei në Samitin e Mbrojtjes të Azisë.

SHBA-ja është mbështetësja më e madhe e Tajvanit dhe tregtuesi më i madh i armëve. Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së janë përkeqësuar pas luftës së gjatë tregtare.

Të fundit