Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Paralajmërimi i Kryemadhit: Në qershor do kemi edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se në qershor, kohë kur është dekretuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Gjatë një takimi me strukturat e LSI në Skrapar, Kryemadhi paralajmëroi zgjedhje të parakohshme njëkohësisht me ato vendore në muajt në vijim, në qershor.
“Kemi një datë të dekretuar për zgjedhje lokale, por ajo datë nuk do jetë vetëm për zgjedhje lokale, do jetë dhe për zgjedhje të përgjithshme, pasi shqiptarët nuk mund të qeverisen nga një qeveri e korruptuar. Kemi përballë një sfidë shumë të madhe. Sfida është e thjeshtë, të rrëzojmë dhe të largojmë Edi Ramën”, tha kryetarja e LSI.