Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Majkut për fansat: Bëhuni gati, kam 3 gjëra për ju

Paralajmërimi i Majkut për fansat: Bëhuni gati, kam 3 gjëra

Reperi Majk pak ditë më parë solli këngën “Krejt ti fala” në duet me këngëtarin Ylli Limani. Kjo këngë ishte suksesi i tij për sezonin veror, por siç duket ai nuk është mjaftuar me kaq.

Majk ka zbuluar se një projekt e ka gati për t'u publikuar, ndërsa po punon edhe për një tjetër. Nuk dihet ende nëse janë duete apo solo, rap apo balada, por reperi konfirmoi për “Prive” se deri në fund të vitit 2018 do të ketë edhe tre hite nga ana e tij.

Majk tërheq vëmendje edhe për jetën e tij private, ndonëse ka kohë që nuk zbulon nëse është në lidhje me një femër. Por, ai u shpreh se për të, muzika është vetë dashuria duke nënkuptuar se nuk vendos asgjë para karrierës.

Të fundit