Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Ramës: S`do jetë si më parë duhet të mësohemi me realitetin e ri

Paralajmërimi i Ramës: S`do jetë si më parë duhet

Kryeministri Rama përalajmëron shqiptarët, se pas koronavirusit situata nuk do të jetë si më parë. Ai thotë se duhet të mësohemi me realitetin e ri, në të kundër do përballemi me pasoja të tmerrshme. “Ne duhet të na bëhet e zakonshme të sillemi në mënyrë të jashtëzakonshme, të mësohemi me një sërë ritualesh të reja, sepse në të kundërt do të duhet të përballemi me pasoja të tmerrshme. Do të jetë një realitet i ri, i ndryshëm nga ai që kishim”, tha Rama.

Rama njoftoi gjithashtu, në “Real Story”, se nëse do të ketë numër të madh të infektaurish do të kthehemi përsëri mbrapsht. “Nëse do të ketë sërish numër të lartë infektimesh, do duhet të kthehemi mpbrapsht. Gjithçka në këtë situatë është relative dhe përtej asaj që duket ka mundësira të ndryshme për të parë. Gjërat mund të marrin rrjedha të ndryshme, në varësi se si do të sillen njerëzit. Do të kemi virusin mes nesh dhe nuk do të kemi normalitet, por do të hyjmë në një fazë, ku do të kemi një lloj normaliteti të ri me një numër të caktuar kufizimesh”, u shpreh kryeministri.

Sipas Ramës, vendet që kanë marrë masa shpejt e kanë kaluar lehtë fazën e përballjes së parë. “Nuk di që të ketë dalë blof ndokush nga shkencëtarët, sepse gjërat kanë shkuar ashtu si janë parashikuar prej tyre. Vendet që kanë marrë masa shpejt e kanë kaluar më lehtë fazën e përballjes së parë, dhe ata që nuk morën masa, po heqin më keq. Sa pa dalë vaksina, ky armik i padukshëm do të jetë mes nesh. Ne nuk mund të rrimë pafundësisht mbyllur, por do të hapemi me kujdes dhe mbi të gjitha të mësojmë të sillemi me kujdes”, tha Rama.

Të fundit