Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i studentëve: Sot vendosim për format specifike të rezistencës

Paralajmërimi  i studentëve: Sot vendosim për format specifike

Studentët do të vijojnë të mërkurën me protestën e tyre, ku kërkesa kryesore është anulimi i ligjit të Arsimit të Lartë. Të rinjtë shprehen të vendosur për arritjen e objektivit, teksa sot do të vendosin edhe për forma të tjera të rezistencës.

“Fryma e të gjithë studentëve është që të vazhdojmë me bojkotimin e mësimit. Nuk ka patrullë policie apo gangster në universitet e qeveri që të na stepë. Frika është mposhtur një herë e përgjithmonë.

Së bashku do ta shndërrojmë universitetin në vatër të mirëfilltë të dijes. Jemi të vendosur të këmbëngulim deri në plotësimin e kërkesave tona të drejta dhe të panegociueshme. Nesër në orën 9.00 bashkohemi në oborret e fakulteteve për të vendosur për format specifike të rezistencës!”, shkruan ne 'Facebook' lëvizja ‘Për Universitetin’.

Axhenda e protestës, studentët rikthehen te Ministria e Arsimit

Studiuesit shqiptarë letër BE-së: 16 hapat për përmirësimin e gjendjes së arsimit në Shqipëri

Të fundit