Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi: Pa Reformën Zgjedhore hapja e negociatave në qershor do jetë e vështirë

Drejtori i Fondacionit ‘Konrad Adenauer’ në Shqipëri, Walter Glos  ka kërkuar të vihet në zbatim Reforma Zgjedhore, me qëllim që procesi i negociatave në qershor të mos jetë i vështirë.

“Pa Reformën Zgjedhore do jetë i vështirë hapja e negociatave në qershor”, ka deklaruar Walter Glos, gjatë një takimi të AMA dhe KAS për “Trajnimin e gazetareve lokale gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale 2019”, duke i kujtuar politikës që të gjejë konsensusin, në prag të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 30 qershor.

Ai foli edhe për protestën e studentëve që protestojnë prej 8 ditësh.

“Mund t’i kuptoj studentët. Ata që kanë qenë në konvikte e kuptojnë se pse ata ngrihen. Tarifat studentore ne Shqipëri janë të larta edhe krahasuar me Gjermaninë”, u shpreh zyrtari, ndërsa u ndal edhe te çmimi i lartë i karburantit në Shqipëri.

Të fundit