Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Ramës për ministrin: O ta mbarojë, o të mbarojë

Paralajmërimi i Ramës për ministrin: O ta mbarojë, o të

Gjatë bashkëbisedimit në Elbasan, një prej qytetarëve ngriti shqetësimin e mos përfundimit të rrugës Tiranë-Elbasan.  Pas fjalës së tij Rama ka paralajmëruar ministrin përgjegjës(Damian Gjiknurin), që ‘ta mbarojë (projektin), ose të mbarojë’.

“Tani këtë çështje duhet ta marrë përsipër kush e ka përsipër, ministri i Infrastrukturës. Sot është marrë vendimi që mbaron deri në fund të vitit, ai e ka në dorë vetë…o ta mbarojë, o të mbarojë”, tha Rama.

Nga ana e tij, Gjiknuri tha se për përfundimin e rrugës do të duhen edhe disa para më shumë sesa ishte planifikuar “menjëherë me lëvrimin e fondeve rruga do të mbarojë, ka mbetur vetëm një segment dhe kjo është e sigurt”.

Të fundit