Flash News

KRYESORE

Paralajmërohet cunami i dytë në Indonezi

Paralajmërohet cunami i dytë në Indonezi

Pak ditë pasi një cunami në Indonezi vrau të paktën 430 persona, autoritetet kanë ngritur nivelin e alarmit  pas shpërthimit të dytë të vullkanit Anak Krakatau, duke urdhëruar që të gjitha fluturimet të shmangin zonën.

Autoritetet në Indonezi kanë paralajmëruar se  krateri i Anak Krakatau mbetet i rrezikshëm, duke parashikuar një cunami tjetër.  Prandaj iu është kërkuar banorëve të qëndrojnë larg nga bregu.

“Që nga 23 dhjetori aktiviteti i vullkanit nuk ka ndalur, ne parashikojmë një përshkallëzim të mëtejshëm”, tha Antonius Ratdomopurbo, sekretar i agjencisë gjeologjike.

Të fundit