Flash News

KRYESORE

Paralajmëroi përgjigje “simetrike” për shtetet që i dëbuan diplomatët, vjen hakmarrja e parë ruse

Paralajmëroi përgjigje “simetrike” për shtetet

Pak ditë pasi paralajmëroi një përgjigje “simetrike” për të gjithë ata vende që dëbuan nga shtetet e tyre diplomatët rusë, vjen hakmarrja e parë nga Moska zyrtare për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA dëboi 60 diplomatë nga SHBA, ndërsa Rusia i është përgjigjur duke mbyllur konsullatën amerikane në Shën Petersburgut. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i cili paralajmëroi të njëjtën masë ndëshkimi edhe për shtetet e tjera që kanë dëbuar diplomatët rusë.

Më shumë se 20 shtete të botës, përfshirë dhe Shqipërinë, kanë dëbuar të dërguarit rusë në shenjë solidariteti me Mbretërinë e Bashkuar, pas rastit të helmimit me agjent nervor të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Britaninë e Madhe.

Deri tani Rusia nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë ngjarje, ndonëse UK ka deklaruar vazhdimisht se pas këtij incidenti fshihet shteti rus.

Të fundit