Flash News

KRYESORE

Paralajmëron Erdogan: Do të rikthejmë dënimin me vdekje

Paralajmëron Erdogan: Do të rikthejmë dënimin me vdekje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan paralajmëron se së shpejti mund të rikthehet vendimi i dënimit me vdekje.

Njoftimin Erdogan e bëri dje pas mori pjesë në funeralin e një gruaje, e cila mbeti e vdekur gjatë një shpërthimi me bombë në kufirit me Irakun me fëmijën e saj 11 muajsh.

Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të luftojë kundër rebelëve kurdë, të cilët autoritetet turke i konsiderojnë përgjegjës për sulmin.

“Hapat që Turqia të marrë vendim për këtë çështje është e afërt”, u shpreh Erdogan.

Gruaja 24-vjeçe vdiq dje me djalin e saj në një shpërthim bombe pranë rrugës, kur ajo u kthye nga vizita e bashkëshortit të saj, një rreshter në ushtrinë turke.

Dënimi me vdekje u hoq në Turqi në vitin 2004.

Të fundit