Flash News

KRYESORE

Paralajmëron Kryemadhi: Protesta jonë sapo ka nisur!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një deklaratë për median ka falenderuar të gjithë protestuesit, organizatorët, mediat, por dhe policinë, veç një segmenti të uniformave blu që sipas saj janë përpjekur të intimidojnë qytetarët pas protestës duke u bllokuar rrugën e u marrë të dhënat.

Sipas Kryemadhit, protesta e 27 janarit ishte e para nga vala e protestave qytetare që priten në vijim.

“Dënoj ato segmente të policisë së shtetit të cilët tentuan të intimidonin qytetarët duke i mbajtur në rrugë. Dua të falenderoj median që ishin prezentë në përfaqësimin e protestës. Falenderoj grupin organizator  që bënë të mundur organizimin e protestës më 27 janar. Protesta e 27-s është vetëm fillimi në valën e protestave që sapo kanë nisur”, u shpreh Kryemadhi duke shtuar më tej se qyetarët janë të pakënaqur nga qeverisja e Ramës  dhe se ata nuk do të heshtin më.

Të fundit