Flash News

KRYESORE

Parandalimi i celulës terroriste në Shqipëri, Ardi Veliu tregon si paraqitet situata e rendit në vend

Parandalimi i celulës terroriste në Shqipëri, Ardi Veliu tregon

Drejtori i përgjithshëm i policisë të shtetit Ardi Veliu, në një lidhje direkte me emisionin Real Story foli për rastin e celulës  që kishte planifikuar të kryente sulm terrorist në Shqipëri në mars të 2018-ës ditën e festimeve të Sulltan Novruzit, por është parandaluar.

Lajmi u bë publik sot nga drejtoria e policisë së shtetit.

Në Real Story, Veliu tha se nuk ka vend për panik në vend , pasi situata është nën kontroll.

Situata e rendit dhe qetësisë është në rregull. Nuk ka vend për panik. Edhe në komunikatën për shtyp e sqarova. Agjencia jonë ka punuar për dy vite në funksion të monitorimit, provave të kësaj celule terroriste. Drejtoria e policisë arriti ta miradministronte dhe të merreshin masa paraprake, duke angazhuar drejtorinë e antiterrorit”-tha Veliu.

Të fundit