Flash News

KRYESORE

Parandalimi i zjarreve në Greqi, qeveria do shembë me qindra banesa

Parandalimi i zjarreve në Greqi, qeveria do shembë me qindra banesa

Qeveria greke ka nisur të marrë masat pas ngjarjeve të ndodhura pak ditë më parë ku si pasojë e flakëve të zjarrit humbën jetën afro 90 persona në periferi të Athinës.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dhimitër Tzanakopoulos, njoftoi sot theksoi se qeveria është e predispozuar të përballet me interesa dhe të shembë shtëpi të ndërtuara në kundërshtim me ligjin, me qëllim shmangen e një katastrofe të ngjashme në të ardhmen.

Përparësi e qeverisë, tha ai, është një listë me 2500 ndërtime informale në zonë pyjore dhe 685 shtëpi të tjera pa leje në zona bregdetare të Attikës. Tzanakopoulos nënvizoi gjithashtu se procedurat do të jenë sa më të shpejta dhe shumë shpejt Ministri i Energjisë dhe Ambientit do të bëjë publike listën e banesave informale.

Të fundit