Flash News

KRYESORE

Parandalohet konflikti në familje, arrestohet 44-vjeçari

Parandalohet konflikti në familje, arrestohet 44-vjeçari

Policia e Tiranës ka parandaluar një konflikit në familje duke vënë  në pranga shtetasin Saimir P., 44 vjeç, banues në Picar, Vorë.

“Në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë se në një banesë në Picarë, Vorë, ka një konflikt. Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, të cilët kanë konstatuar një konflikt në familje dhe kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, pasi shtetasi Saimir P., po ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P”, sqaron policia.

Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, automatik model 56, me tre krehër dhe 90 fishekë dhe një armë e ftohtë, me dy tehë (thikë si ato ushtaraket).

Të fundit