Flash News

KRYESORE

Parandalohet vrasja në minutat e fundit, policia arreston 72-vjeçarin

Parandalohet vrasja në minutat e fundit, policia arreston

Është parandaluar një ngjarje që mund të përfundonte në tragjedi në Himarë.

Pas një telefonate e cila ka ardhur në Sallën Operative Himarë, lidhur me një konflikt në fshatin Pilur, midis dy shtetasve, Strukturat e Policisë së Komisariatit Himarë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar konfliktin i cili mund të përshkallëzohej deri në vrasje.

Pasi kanë arritur në vendngjarje policia ka konstatuar se shetasi J.K i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur si edhe ka goditur me thikë, në tentativë për ta vrarë shtetasin V.L., 57 vjeç, i cili aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka vënë në pranga shtetasin me iniciale J.K, 72 vjeç, banues në Pilur, Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale ”Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76-22 dhe 279 të Kodit Penal.

Të fundit