Flash News

KRYESORE

Paranoja dhe halucinacione, 25 të droguar dërgohen në spital

Të paktën 25 persona janë shtruar në një spital në Qytetin e New York-ut pasi kishin marrë mbidoza të marijuanës sintetike të njohur si ‘K2’.

Sipas "Daily Mail", dëshmitarët kanë treguar se ata dukeshin me shumë si “zombie” se sa njerëz normal, ndërkohë që përplaseshin në mure apo shtriheshin në trotuare.

Kjo lloj droge është e njohur për nxitje të paranojës, vjelljes dhe halucinacioneve.

Mediat vendase shkruajnë se vendi në fjalë besohet të jetë i njëjti vend, ku 33 njerëz ishin mbidoze të llojit “K2” në vitin 2016.

Të fundit