Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artan Fuga
Eshtë bërë zakon i një propagande banale tashmë që sa herë politika dhe institucionet europiane na tregojnë qartë dhe prerë se në rrugën tonë plot kthesa dhe pengesa për t'u demokratizuar sadopak kemi mbetur shumë prapa të tjerëve, buritë e saj ia venë fajin Europës.
Na e ka me të keq kurva plakë!
Sigurisht, këtu mund të ishte thënë se përmblidhen përvoja historike ku janë përballur ëndërra kombêtare me politika qarqesh europiane që nuk kanë qenë përkrah tyre ose i kanë penguar.
Ndërkaq sot, duke u fshehur pas historisë dhe manipuluar atë, pakënaqësia ndaj Europës që shprehet nga propaganda dhe përfaqëson një pjesë të rëndësishme të qarqeve politiko-financiare-pushtetare të Shqipërisë së sotme, ka dy qëllime:
I pari të ruajë privilegjet kolektive dhe individuale duke ruajtur pra një pozitë sunduese të privilegjuar nëpërmjet izolimit të Shqipërisë nga Europa. I dyti, të fshehi dështimet duke hyrë në një paradoks të pashoq dhe absurd, pra edhe të kërkojë të kapi gjoja parametra europiane, por edhe të pështyjë në drejtim të Europës dhe të institucioneve të saj, sa herë prej tyre merr një notë refuzuese dhe plot kritika për atë që pretendohet se është arritur.
Kemi ardhur gati në parametrat propagandistike të "Rrezikut anglo-amerikan për Shqipërinë". Pra, në kufijt e paranojës politike. Izolimin tonë ndaj saj, ta shprehim sikur jemi të rrethuar nga armiq të jashtëm, të cilët po nxijnë dhe po diskreditojnë fitoret tona!!!
Sigurisht, atë që propaganda e qarqeve antieuropiane në Shqipëri po e artikulon ku hapur e ku fshehur, e përvetëson edhe një pjesë e segmenteve të opinionit publik. Pse? Një pjesë prej tyre janë të lidhur me favoret e atyre që quheshin "skllevërit e shtëpisë", pra që kishin një pozitë më të privilegjuar sesa të tjerët, por përsëri skllevër mbeteshin. Kurse pjesa tjetër shprehin frustracionet tona që të izoluar sikurse na ka lënë nga kultura dhe shoqëria europiane, kujtojmë se jemi në qendër të botës, pas çdo disfate ose thyerje të ndonjë ëndrre, na duket sikur dikush komploton kundër nesh.
Eshtë zakoni i mbrapshtë që për çdo mungesë tënden të akuzosh tjetrin duke e gjetur fajin te ai.
Mê e keqja është se ky zakon i mbrapshtë e kjo propagandë e keqe paranojake shfaqet jo vetëm në propagandën politike, por edhe në interpretime që u bëhen ngjarjeve dhe rrethanave edhe në fusha të artit, kulturës, sportit, madje edhe duke përdorur për të manipuluar edhe artistë, sportistë, apo krijues të tjerë, të cilët, edhe ata, jo vetëm janë pa asnjë faj, jo vetëm janë viktima të politikave të mbrapshta të institucioneve, por përdoren edhe si mburoja për të fshehur politika menaxheriale të mbrapshta dhe me plot zona të errta që meritojnë në kohën e duhur të dalin në dritë.
Sukseset dhe talentet individuale të dikujt përdoren si mburoja për trafikun e interesave, për të fshehur pazotësinë, dhe një sërë privilegjesh me paratë publike ose jopublike.
Eshtë e turpshme që një kor i tërë propagandistik është ngritur kundër atyre vendeve europiane apo politikanëve europianë të cilët na thonë hapur se ende kemi probleme serioze për të pretenduar që kemi përmbushur parametrat tona të europianizimit për t'u pranuar në BE. Prapa shohim një komplot europian kundër nesh, ndërkohë që sistemi ynë i drejtësisë është në pikë të hallit, të drejtat qytetare të marra nëpër këmbë, administrata publike e mbushur me militantë, arsimi dhe shkenca në amulli të plotë, etj.
Edhe për kanabizimin e vendit dhe trafikun e lëndëve narkotike fajin e paska Europa.
Po për papunësinë? Ja, si në Europë!
Po për korrupsionin? Ja, si në Europë, nuk ka korrupsion Europa?
Po për qytetet që po betonizohen? Ja si qytetet europiane, a nuk po na vlerësojnë me çmime arkitektët dhe urbanistët europianë?
Një propagandë e keqe fajëson, Europën, Perëndimin, presidentin Trump, BE, për çdo paudhësi që kryhet në vendin tonë dhe që nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë krahasim me atë që ndodh në Perëndim.
Përpara disa javësh kam shkruajtur se qarqe të ndryshme politike-financiare-mediatike në vend nuk e duan Europën dhe integrimin europian të Shqipërisë, janë pra antieuropianë dhe antiperëndimorë. Për arsyet që tashmë janë thënë. Prej tyre ka një hipokrizi kur shfaqen gjoja përpjekje të mundimshme për integrimin e shqipërisë në BE. Europën dhe Perëndimin e duan thjesht për shoping, turizëm dhe për të çuar fëmijën e tyre për shkollim. Ndofta edhe për të depozituar parà në bankat europiane. Këto qarqe bien në kundërshtim me ato përpjekje të sinqerta të një pjese tjetër pakicë politikanësh dhe elitash financiare, mediatike, kulturore, që e duan vërtet frymëzimin europian dhe perëndimor të Shqipërisë.
Sa herë vjen rasti, ky frymëzim antiperëndimor dhe antieuropian prej njerëzish që as ja kanë haberin e kulturës, historisë dhe qytetërimit europian, shpërthen hapur dhe infekton masa njerëzish që nuk arrijnë të dallojnë realitetin nga propaganda.
Dhe e gjitha kjo ndodh kur masa shqiptarësh emigrojnë në Europë, pra mirë a keq, e kanë idealin europian për një jetë më të mirë dhe i besojnë atij. Një shoqëri europiane jo vetëm që nuk i ka përbuzur shqiptarët, por për dy dekada i ka pritur, integruar dhe u ka dhënë fije shprese për të jetuar si njerëz.
Përjashtohet ndonjë klub për trukime ndeshjesh?
Komplot anglo-amerikan kundër Shqipërisë!
Kapet ndonjë sportist duke përdorur doping?
Komplot perëndimor kundër Shqipërisë!
Nuk merret vendi i parë në ndonjë spektakël muzikor, sikurse ngremë në ajër pritshmëritë tona, pavarësisht meritave që kemi?
Komplot anglo-amerikan, madje në bashkëpunim me qarqet sioniste, kundër Shqipërisë!
Se çfarë lidhjeje kanë shijet e publikut europian me politikat e shteteve europiane një Zot e di!
Paranoja shkon drejt absurdit dhe bëhet qesharake! Drama merr përmasat e një komedie!
"Morëm jo aq pikë sa donim sepse publiku europian nuk na do, sepse shqiptarët nuk i duan, sepse fqinjët perëndimorë tregohen komplotistë ndaj Shqipërisë dhe kulturës të saj."
Mjafton të shohësh sa pikë morën vende nordike apo të mirëfillta të krishtera, perëndimore, europiane, shumë më poshtë prestacionit shqiptar, për t'u bindur që çdo gjë mund të ketë në klasifikim, por jo antishqiptarizëm nga Europa.
Kush bërtet se na ka rrethuar Europa?
Shihni përkthimet e autorëve europianë në shqip, dhe do të konstatoni izolimin tonë letrar.
Shihni sa filma të rinj europianë shfaqen në kinematë dhe televizionet tona dhe do të shihni izolimin tonë në kinematografi.
Shihni sa grupe artistike dhe muzikore vijnë në Shqipëri për koncerte në muaj, dhe do të shihni si na kanë izoluar në muzikë.
Shihni sa universitete europiane të vërteta, ardhur nga Perëndimi, funksionojnë në Shqipëri, dhe do të shihni izolimin tonë në arsim.
Shihni sa biznese prodhuese europiane kanë logot e tyre në Shqipëri dhe do të shihni izolimin tonë në sistemin prodhues dhe të shërbimeve nga Europa.
Antieuropianizmi lokal shitet si komplot europiano-perëndimor, madje me përmasa sioniste, ndaj Shqipërisë.
Gjithçka për t'i shplarë trutë popullsisë, opinionit publik të brendshëm, ndërkohë që masa pafund të rinjsh nisen për në Europë për të rifilluar jetën e tyre atje, e kombi plaket, rrudhet, dobësohet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38