Flash News

KRYESORE

Parapaskenat e përzgjedhjes së Panuçit, Duka u bind nga legjenda italiane

Parapaskenat e përzgjedhjes së Panuçit, Duka u bind nga

Kristian Panuçi pritet të zyrtarizohet nesër si trajner i ri i Shqipërisë. Akordi me ish-mbrojtësin e njohur të Italisë është arritur prej ditësh, por FSHF dhe më konkretisht kreu i saj, Armand Duka, kanë hezituar të publikojnë lajmin, pasi më parë duhet të mbyllnin disa detaje të kontratës.

Pritet që sot 44- vjeçari i lindur në Savona të Italisë të udhëtojë drejt Tiranës dhe të mërkurën të bëjë prezantimin zyrtar nga ambientet e FSHF-së. Panuçi ka thuajse një vit që nuk drejton ekip. Për herë të fundit ka qenë në krye të Ternanës në Serinë B.

‘Panorama Sport’ raporton se legjenda e trajningut italian, Fabio Kapelo, mësohet se ka luajtur një rol vendimtar për sponsorizimin e Kristian Panuçit në stolin e Kombëtares shqiptare. Trajneri i shquar italian ka telefonuar pak javë më parë presidentin Armand Duka. Pasi kishte mësuar se ky i fundit ishte vënë në lëvizje për të gjetur një italian si pasardhës të Xhani De Biazit, menjëherë Kapelo është vënë në lëvizje.

71-vjeçari, i cili njihet ndryshe edhe si Don Fabio, ka kërkuar të telefonojë personalisht Dukën, për ta bindur që të zgjidhte Panuçin, të cilin e ka pasur ish-asistent të tij te Kombëtarja e Rusisë në vitet 2012-2014. Pas një bisede miqësore, Duka ka bërë hap konkret, duke dëgjuar këshillën e Kapelos.

Presidenti ka lënë një takim me Panuçin në Romë dhe për afro tri orë ka dëgjuar këtë të fundit për kërkesat që ka në rast se Duka i ofron pankinën kuqezi. Ishmbrojtësi i Milanit, Realit, Interit dhe Romës ka qenë në shumë pika dakord me Dukën. Ndërkohë, presidenti i FSHF-së ka qenë shumë i dyzuar, pasi në këtë periudhë i kanë rekomanduar disa emra teknikësh italianë.

Të fundit