Flash News

KRYESORE

Parashikimi i gazetarit: Saimir Tahiri do dalë kundër Fatmir Xhafajt

Parashikimi i gazetarit: Saimir Tahiri do dalë kundër Fatmir Xhafajt

Gazetari Artur Zheji, duke folur në emisionin e tij parashikon se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shumë shpejt do të mbaj një qëndrim kundër ministrit aktual Fatmir Xhafaj në lidhje me spastrimet që po ndodhin në Policinë e Shtetit.

“Unë kam tezën time fikse. Zoti Xhafaj po bën spastrime në polici. Së shpejti do t’i dalë koka kësaj çështje, mbajeni mend!. Do të vijnë deklaratat e Saimir Tahirit kundër Fatmir Xhafajt “, deklaroi Zheji.

Në fund, Zheji tha se kjo është çështje kohe.

Të fundit