Flash News

KRYESORE

Parashikimi i kampionit: Juventusi fiton Champions falë Ronaldos!

Parashikimi i kampionit: Juventusi fiton Champions falë Ronaldos!

Trajneri i kampionëve të botës, Didier Deschamps, ka folur në lidhje me mundësinë e fitimit të Champions Leagues nga Juventusi. Ai ka luajtur dhe ka drejtuar një sezon "Zonjën e Vjetër" dhe ka një lidhje emocionale me italianët. Tekniku i Francës mendon se Ronaldo është lojtar i madh dhe mund të bëjë në çdo moment diferencën.

"Cristiano Ronaldo është një kampion i madh. Ai ka qëndruar në nivele të larta prej vitesh dhe gjithmonë dëshiron të fitojë trofe dhe të shënojë. Ai do të shënojë as shumë gola sa të mundet, nuk është kurrë i kënaqur. Portugezi ka një sjellje shumë profesionale dhe ka qëndruar në majë pavarësisht moshës. Ka një besim të frikshëm dhe është gjithmonë deciziv. Krahasuar me 5-10 vite më parë vrapon më pak, por vrapon më mirë. Ai mund të bëjë diferencën në çdo kohë".

Numri një i "Gjelave" beson dhe shpreson që Juventusi të fitojë Champions Leaguen. "Juve luan në Champions për ta fituar atë, ashtu si 7-8 ekipet të tjera. Është normale se ai do të jetë qëllimi për ta, ka qenë i tillë për disa vite dhe shpresoj që më në fund ta realizojnë. Ndoshta po flas me zemër, por Juve ka ekip me kualitet. Do të shohim, pasi ka dhe shumë klube të tjera", - tha Deschamps.

Të fundit