Flash News

KRYESORE

Parashikimi i meteorologëve: I ‘nxehti afrikan' do të prekë dhe muajin gusht

Parashikimi i meteorologëve: I ‘nxehti afrikan' do të

Sipas parashikimeve të meteorologëve, gushti pritet të jetë akoma më i nxehtë se korriku.

Meteorologu Hakil Osmani është shprehur se ditët e fundit të korrikut do të kemi temperatura deri në vlera 41 gradë.

“Në këto ditë të fundit të korrikut do të kemi temperatura deri në vlera 41 gradë, si në Lezhë, Gjirokastër dhe Elbasan”, tha meteorologu Hakil Osmani.

Sipas tij, “Gushti do të hyjë gjithashtu i nxehtë, por me vlera temperaturash deri në 37-38 gradë. Ne ndodhemi në periferi të të nxehtit afrikan, që largohet në fund të javës që vjen”, sqaron meteorologu.

Të fundit