Flash News

KRYESORE

Parashikimi i motit, java nis me reshje në të gjithë vendin

Parashikimi i motit, java nis me reshje në të gjithë vendin

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, nesër priten reshje në të gjithë vendin.

Në pjesën veriore dhe qëndrore të vendit reshjet do të jenë mesatare, ndërsa në qarkun e Shkodrës do të arrijnë lokalisht deri intensive. Në qarqet e tjera reshjet pritet të jenë të dobëta.

Në pjesën më të madhe të qarqeve reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Në zonat malore mbi 800 m në veri dhe lindje të vendit priten reshje dëbore, në zona të kufizuara dëbora mund të zbresi deri në 600 m.

Temperaturat

Nesër (e hënë dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 15 °C

në vendet e ulëta: 6 / 14 °C

në vendet malore: 0 / 11 °C

Të fundit