Flash News

KRYESORE

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Shqipëria do të karakterizohet nga një mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas Meteoalb, vranësira do të ketë në zonat malore Veriore, por pa reshje shiu.

Në orët e mëngjesit dhe drekës temperaturat do të pësojnë rritje duke u luhatur nga 7 deri në 28 gradë celsius. Shpejtësia e erës në tokë dhe në det do të jetë 25 km/h në drejtim të Veriperëndimit.

Ndërsa nesër do të ketë kryesisht mot të kthjellët kryesisht gjatë orëve të paradites, ndërsa pasdite do të ketë vranësira në zonat malore Juglindore dhe Veriore. Temperaturat do të jenë më të ulëta në orët e mëngjesit, por do të mbeten konstante gjatë mesditës. Ato do të variojnë nga 6 deri në 28 gradë celsius.

Të fundit