Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Parashikimi jo optimist i Pëllumb Piperos: Kjo histori mund të mbarojë nga fundi qershorit
Mjeku Pëllumb Pipero bëri deklarata aspak optimiste për largimin e pandemisë. Në një intervistë për Neës 24, Pipero deklaroi se kjo “histori” mund të mbyllet nga fundi i qershorit. Sipas tij, temperaturat e larta pritet të jenë në favor të luftimit të virusit.
“Duhet që të vazhdojmë që të kemi shumë kujdes. Unë e kam thënë se me uljen e personave të prekur, masat do të ngadalësohen. Ky është fillimi i fundit. Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit. Duhet modeomos që gjithë rajoni të jetë i qetë që edhe Shqipëria të jetë e qetë.
Shkenca po punon. Ndoshta mund të kemi edhe vaksinën, ndërsa temperaturat do jenë në favor të luftimit të koronavirusit. Nëse ndodh që ky virus të kthehet prapë, bota është më e mësuar. Këtë herë kishim pasoja rrënuese”, tha Pipero.
Ai apeloi që distancimi social të vijojë. Sipas Pëllumb Piperos aktualisht është periudha më e mirë për të luftuar koronavirusin.
“Nuk mund të themi që nuk mund të kalojmë këtu apo jo. Virusi vjen tek ne përmes kontakteve të afërta dhe nuk është në ajër. Prandaj, shmangia e kontakteve është e rëndësishme. Të shmangim kontaktet. Sidomos të sëmurët kronikë duhet të kenë shumë kujdes.
Masat janë të nevojshme që të respektohen, pasi përndryshe mund të infektohemi. Kjo është periudha më e rëndësishme për të luftuar Covid-19”, u shpreh Pipero.