Flash News

KRYESORE

Parashikimi i motit, vijon ulja e temperaturave

Parashikimi i motit, vijon ulja e temperaturave

Ditën e nesërme do të shoqërohet me mot të kthjellët por shumë të ftohtë që mbizotëron të gjithë territorin shqiptar por në Veri - Verilindje do të ketë edhe vranësira kalimtare e prezencë të mjegullës.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës, shkruan meteoalb.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë kur pritet që maksimumi territorial të ngjitet në 10 - 11°C.

Të fundit