Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Paratë, ose të publikoj fotot në rrjetet sociale”, kërcënonte vajzën nga Tirana, arrestohet i riu nga Mamurrasi
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, pasi kanoste një vajzë për dhënie pasurie. Sipas policisë, Ylli Kaçi, 21 vjeç, banues në Mamurras kërcënonte vajzën A. Gj., se nëse nuk do t’i jepte një shumë parash, do t’i postonte në rrjetet sociale fotot e saj.
Njoftimi i policisë:
Shtrëngon me anë të kanosjes një shtetase për dhënie pasurie.
Policia kap dhe ndalon autorin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P.Tiranë, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe ndaluan shtetasin :
– Ylli Kaçi, 21 vjeç, banues në Mamurras.
Ky shtetas ndërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mos publikimin e disa fotove në rrjetet sociale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.