Flash News

KRYESORE

"Parcela me kanabis në Krujë", policia reagon pas denoncimit të Berishës

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit një ditë më parë të një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha për parcela me kanabis në Kryjë.

Policia bën me dije se pas denoncimit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në fshatin Brret dhe Mafsheq dhe nuk kanë konstatuar bimë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Krujë.

Në lidhje me postimin e bërë në rrjetet sociale më datë 30.08.2017 nga deputeti S. B, ku pretendohej se në zonën e Krujës, përkatësisht në fshatin Brret dhe Mafsheq kishte bimë narkotike, ju bëjnë me dije se:

Policia e Shtetit ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këto zona dhe nuk kanë konstatuar bimë narkotike.

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë bërë një sërë goditjesh mbi asgjesimin e bimëve narkotike në zonën e Krujës, arrestimin dhe procedimin e personave përgjegjës.

Polica e Durrësit fton çdo shtetas të denoncojë duke i falenderuar për bashkëpunim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, duke garantuar marrjen e masave konkrete ligjore nëse konstatohet shkelje apo implikim.

Vazhdon puna për rikontroll të plotë të territorit.

Bashkëlidhur ju dërgojmë fotot respektive.

 

Të fundit