Flash News

KRYESORE

I pari në listë, mësohet se si Agron Shehaj e bindi Bashën, kreu i PD: E dëgjova dhe i thashë hajde drejto ekipin tim

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hapur sot fushatën elektorale në qytetin e Vlorës ku ka prezantuar kandidatët dhe pikat kryesore të programit të opozitës.

Basha tregoi se si Agron Shehaj e bindi që ta vendoste të parin në listë për qarkun e Vlorës. Ai tha se kishte vendosur të kandidonte Shehajn pasi pa dashurinë e tij për Vlorën dhe krenarinë që ndjente.

“Agron Shehaj është krenaria e sipërmarrësve italianë në Shqipëri. Është shqiptar dhe jo italian. Studiova ekonomikun në Itali, më tha Agroni, ndërmarrjet i krijova atje dhe më pas i shtriva në Shqipëri. Por gjithçka ia dedikoj Vlorës dhe shpirtit vlonjat dhe unë dua t’ja kthej borxhin Vlorës, më tha ai. Unë i thashë mirë se vjen në ekipin tim, drejtoje atë për t’i hapur rrugën e zhvillimit qytetarëve vlonjatë”, u shpreh Basha.

Të fundit