Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Parisi nuk di ku të pozicionohet, ministri kundër Macron: Assad jo zgjidhje për Sirinë
Presidenti Bashar al-Assad nuk mund të jetë zgjidhja në Siri dhe tranzicioni nuk mund të kryhet me praninë e tij, deklaroi sot kreu i diplomacisë franceze, Jean-Yves Le Drian, duke iu rikthyer linjës tradicionale të Parisit për këtë çështje.
“Nuk mund të vendoset paqja me Assad”, deklaroi Le Drian për radion RTL, duke vënë në fokus deklaratat e paraardhësve të tij.
“Ai nuk mund të jetë zgjidhja. Zgjidhja është arritja me rrethin e palëve të interesuara të një axhende për tranzicionin politik që do të mundësojë hartimin e një Kushtetute të re si dhe atë të zgjedhjeve, dhe ky tranzicion nuk mund të kryhet me Bashar al Assad, i cili vrau një pjesë të popullit të tij”, shtoi ai.
Presidenti Emmanuel Macron pohoi në fillim të verës së ka “ndryshuar këndvështrimet” në lidhje me Sirinë, duke shtuar se nuk konstatonte ndonjë pasardhës legjitim ndaj Bashar al-Assad, duke tronditur opozitën siriane me qëndrimin e ndryshëm nga paraardhësi Hollande, pasi Parisi ishte një nga mbështetësit kryesor të saj në fillim të luftës në 2011.