Flash News

KRYESORE

Park për Antonio Gramshin dhe pikturat e socrealizmit në Kinostudio. Rilind 'Shqipëria e re' e Edi Ramës 

Park për Antonio Gramshin dhe pikturat e socrealizmit në Kinostudio.

Në mjediset e Ministrisë së Kulturës u paraqit sot koncept-ideja "Parku i Artit", një projekt që rivitalizon parkun natyror dhe kthen në një hapësirë arti. Siç njofton një komuniktatë për median e MK, projekti titullohet "Shokët dhe engjëjt", dhe do të jetë 'një hapësirë-kopsht dedikuar Antonio Gramsci-t në qytetin e Tiranës. Pas konceptit qëndron Alfredo Pirri, artist dhe arkitekt me ekspozita ndërkombëtare'.

Ministrja Kumbaro e quan pol të ri kulturor duke shtuar se kjo ndihmon edhe 'për të parë në dritën e filozofisë së Antonio Gramshit skulpturat e realizmit socialist. Ky do të jetë një debat i gjerë kulturor, lidhur me figurën e Antonio Gramshit".

Te fjalia e Kumbaros qëndron habia dhe përgjigjia. Kur ajo thotë drita e filozofisë së Antonio Gramshit, sigurisht e di se ai ka qenë një mendimtar komunist. Kur i shton kësaj edhe skulpturat e realizmit socialist shqiptar të cilat veneronin totalitarizmin, pamja bëhet edhe më e qartë.

Por, siç thotë Kumbaro 'ky do të jetë një debat i gjerë kulturor lidhur me figurën e Antonio Gramshit'.

Po, i tillë do të jetë! Qeveria 'Rama 2' do të vazhdojë me sa duket, ashti si në mandatin e parë. me instalacionin e socrealizmit në sheshet dhe institucionet e Shqipërisë. 'Kërpudha e helmët' e artit dhe trashëgimisë kulturore e shoqërore komuniste do ta lëshojë sërish hijen e vet mbi çdo përpjekje për ringjallje kulturore kombëtare akomuniste.

Kinostudio (Shqipëria e re) është një vend që i shkon si emër, vend dhe frymë kësaj përpjekjeje.

Tani mbetet pa provuar edhe një instalacion i Shkollës së Partisë.

Ramma mund ta bëjë. Sepse atij i intereson që të qeverisë të shkuarën e shqiptarëve, në pamundësi për të qenë guvernator i së tashmes.

Të fundit