Flash News

KRYESORE

Parkimet në Vlorë/ Gjergj Bojaxhi hedh në gjyq kompaninë

Parkimet në Vlorë/ Gjergj Bojaxhi hedh në gjyq kompaninë

Gjergj Bojaxhi i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një padi ku kërkon nga ‘TIS Park’ kthimin e një borxhi prej 225 mijë dollarëve, para të cilat Bojaxhi ja ka dhënë hua administratorit të kësaj firme Bashkim Shalla në kohën kur kjo firmë u krijua.

Ajo çka ende nuk dihet është fakti se Bojaxhi ja ka dhënë paratë në formë investimit administraotrit të ‘TIS Park’ apo ka ndihmuar një të njohurin e tij sic mund të ketë raportet me Shallën.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një vendim të gjykatës së Tiranës e cila pak kohë më parë ka vendosur sekuestro preventive mbi asetet e ‘Tis Park’ për llogari të kreut të Sfidës Gjergj Bojaxhi, sekuestro mbi 385 mijë dollarë. Siç dhe shihni në këtë faksimile rezulton se Bojaxhi ka depozituar padi ndaj TIS Park dhe administratorit të saj Bashkim Shalla, të cilët rezulton se në vitin 2016 i ka dhënë 225 mijë dollarë për të krijuar këtë kompani. Më 22 prill 2016 rezulton se Bojaxhi i ka dhënë Ballës në formë huaje 225 mijë dollarë sipas një mardhënie noteriale për tia kthyer këtë shumë brënda tre muajve. Kjo shumë nuk i është kthyer dhe Bojaxhi ka trokitur në gjykatën civile të tiranës aty ku prej 19 Prill 2017 ka nisur gjykimi i kërkes padisë për kthimin e shumës.

Ndërkohë vec shifrës së borxhit prej 225 mijë dollar Bojaxhi kërkon nga administrator i Tis Park dhe kthimin e interesave të akumuluara nga periudha e mos respektimit të kthimit të borxhit. Tis Park u krijua në vitin 2015 për të menaxhuar parkimet në Vlorë por dhe pse zyrtarisht kjo kompani ka statusin aktive në QKR prej më shumë se 2 muaj nuk e ushtron akivitetin e menaxhimit të parkimeve në qytetin bregdetar, aty ku përplasjet apo problemet me qytetarët agravuan deri në sherre plagosje dhe konflikte fizike.

Të fundit