Flash News

KRYESORE

Parku i Divjakës, ndalesa e radhës e regjisorit të dokumentarëve për jetën e egër

Parku i Divjakës, ndalesa e radhës e regjisorit të

Erich Proll, producenti, regjizori  dhe kameraman i filmave  dokumentar për botën e egër  Erich Proll, vizitoi Parkun Kombëtar të Divjakës për një dokumentar të faunës dhe florës së kësaj zone.

Drejtori i këtij parku Ardian Koçi sjell përshtypjet e për takimin me  producentin e filmave për natyrën në mbarë botën.  “ Më shprehu dëshirën për të filmuar në parkun e Divjakës. Sigurisht që i krijuam të gjitha kushtet për filmim.

Na  premtoi që filmimet do na i dërgonte edhe ne”, thotë Ardiani.

Erich Proll lindi më 9.9.1949 në Linz në Goldwörth në brigjet e Danubit.

U rrit me interesin për natyrën. Që nga viti 2014 është producent, regjisor dhe kameraman i shumë filmave dokumentar për jetën e egër.

Ka dokumentuar jetën e më shumë se 130 kafshëve në habitatin e tyre natyral në det apo tokë për interes të disa televizioneve  prestigjoze në mbarë botën.

Proll, i realizon vet pothuajse të gjithë filmat e tij, për shkak se “puna” prapa kamerave është pasioni i tij.

Kohët e fundit Proll është i njohur edhe si prezantues  para kamerës, ku bënë rolin e naratorit për filmat e tij.

Erich Proll, ka realizuar disa dokumentar edhe në botën nënujore ku pasqyrohet jeta e peshkaqenëve,fokave,delfinëve dhe mjaftë kafshëve të tjera ujore që nga poli i Veriut e deri në Antarktidë.

Ky producent dhe regjisor me famë botërore ka preferuar të realizoj një film edhe për jetën e egër në Parkun Kombëtar të Divjakës.

Të fundit