Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Parku i fëmijëve ‘7 xhuxhat’ dikur i gjelbëruar”, pedagogu tregon me foto se si është shndërruar
Vijojnë punimet për projektin për rikonceptimin e parkut të lojërave të fëmijëve “7 xhuxhat” dhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor.
Pedagogu Ervin Goci ka sjellë disa foto nga punimet, ku duket se nuk ka mbetur asgje nga gjelbërimi i parkut të lojërave, por çdo gjë është kthyer në beton.
“Parku i fëmijëve "7 Xhuxhat", i gjithi i gjelbëruar. Vajtoj për të gjithë ata që nuk besojnë te eskatologjia rilindase”, shkruan Goci.
Tenderi për këtë projekt “parking+park” kap vlerën e 2.7 miliardë lekëve dhe fituesi është shpallur në muajin nëntor të vitit që lamë pas. Punimet për këtë projekt pritet të zgjasin dy vite. Në media raportohet edhe për ndërtimin e një kulle me 25 kate në këtë zonë.