Flash News

KRYESORE

Parku kombëtar Divjakë – Karavasta zonë e mbrojtur, nuk do të lejohet më asnjë ndërtim

Parku kombëtar Divjakë – Karavasta zonë e mbrojtur, nuk do

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se parku kombëtar Divjakë – Karavasta është zonë e mbrojtur dhe aty nuk do të lejohet që të ngrihet asnjë resort.

“Besoj tani kemi një vendimmarrje të Këshillit të Investitorëve Strategjikë që e ka pezulluar të gjithë idenë për ndërhyrje në këtë park. Jemi në fazën që ky park është super i mbrojtur, është një mbrojtje jo vetëm shqiptare, por edhe evropiane, është shpallur si zonë Emerald dhe një zonë e mbrojtur e vlerë e Rrjetit Natura 2000. Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE do të vazhdojnë të rriten kërkesat për t’u mbrojtur më mirë dhe jo për t’u rikthyer prapa”, tha Klosi.

Klosi shtoi se mbi 18 % e sipërfaqes së vendit është Zonë e Mbrojtur, por pikë së pari duhet vërtetuar nëse këto zona e meritojnë një status të tillë.

Së shpejti do të bëhet një studim mbi Vlerat e Zonave të Mbrojtura për të pasur një ide të qartë për mënyrën se si duhen trajtuar e se si duhen shfrytëzuar.

Të fundit