Flash News

KRYESORE

Parlament/ Ministrja e Arsimit: Vetëm më të mirët në universitet, studentët më të dobët bëhen mësues

Parlament/ Ministrja e Arsimit: Vetëm më të mirët në

Në interpelancën e saj në Parlament ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se jo të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme do të pranohen në universitet.

Shahini theksoi se një nxënës që del nga shkolla e mesme me nota të ulëta nuk mund të ketë një performancë më të mirë në shkollën e lartë.

“Nxënësit e dobët nga shkolla e mesme do të vazhdojnë të jenë ngelës në shkollën e lartë, do të shtyjnë shkollën dhe do të jenë përsëritës të provimeve, duke ju shtuar kostot familjeve të tyre”, tha ministrja e Arsimit.

Sipas saj, nxënësit e dobët duhet të vijojnë programet dy vjeçare, për përgatitjen e tyre profesionale.

Gjithashtu, Shahini foli edhe për mësuesit, për të cilët tha se duhet aplikuar një politikë më e mirë, pasi të gjithë studentët e dobët që nuk arrijnë nivele të lartë në studimet universitare kërkojnë të bëhen mësues.

Sipas saj, kjo ka krijuar edhe  një nivel të ulët të cilësisë së mësimdhënies.

“Mësues do të bëhen vetëm ata që kanë rezultatet më të mira në shkollë”, tha Shahini.

Të fundit