Flash News

KRYESORE

Parlamentarët britanikë ‘fansa’ të faqeve porno

Nga ndërtesa e parlamentit britanik janë bërë më shumë se 24.000 përpjekje për të hyrë në faqe interneti pornografike, në pesë muajt që pasuan zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të shkuar.

Sipas shifrave zyrtare, 24.473 tentativat, apo 160 në ditë, u bënë nga kompjuterat apo pajisjet e tjera elektronike të lidhur me rrjetin e parlamentit që përdoret nga deputetët, stafi i tyre si dhe nëpunësit nga qershori në tetor. Ky zbulim vjen ndërsa vijon skandali ish-zëvendës kryeministrit Damian Greenm, i cili dha dorëheqjen pasi gënjeu për materiale pornografike që u gjetën në kompjuterat e e zyrës së tij në vitin 2008.

Të dhënat për preferencat e fundit audiovizive të stafit të parlamenti britanik i morën pas një kërkesë të shoqatës së shtypit bazuar në ligjin për lirinë e informacionit. Në shtator kërkesat për video porno nga kompjuterët e parlamentit në dhomën e lordëve dhe dhomën e ulët, ishin më të larta, me mbi 9000 përpjekje.

 

Të fundit