Flash News

KRYESORE

“Parlamenti është ai që kontrollon qeverinë, jo anasjellta”, Ruçi flet për ndryshime në qeveri

“Parlamenti është ai që kontrollon qeverinë, jo

Një nga pyetjet e drejtuara kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi në një bashkëbisedim me gazetarët kishte të bënte edhe me deklaratën e një dite më parë në nisje të sesionit të ri parlamentar kur tha se Parlamenti është ai që kontrollon qeverinë, jo anasjellta.

Për këtë, ai u pyet nëse ka nevojë qeveria për ndryshime në kabinet, ashtu siç edhe është përfolur gjatë verës.

Kur trajtoj problemin e kontrollit, Kuvendi kontrollon qeverinë, në të gjitha aspektet, edhe proceduriale, dhe në instrumentet parlamentare dhe kam qenë rigoriz të korrigjojmë çfarë nuk kemi bërë mirë mes dy pushteteve. Për ndryshime në qeveri nuk është detyra ime, si kryetar i kuvendit unë do të mirëprisja që instrumentet parlamentare, interpelancat, mocioni për debat, i besimit apo mosbesimit, në momentin dhe kohën që të kërkoheshin unë do të ushtroj gjithë kompetencat e mia, qe këto te kryhen”, u shpreh kryeparlamentari.

Të fundit