Flash News

KRYESORE

Parlamenti Europian miraton rezolutën për pezullimin e negociatave me Turqinë

Parlamenti Europian miraton rezolutën për pezullimin e negociatave me

Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën që i bën thirrje vendeve të BE-së të pezullojnë negociatat e anëtarësimit me Turqinë nëse zbatohen ndryshimet Kushtetuese të miratuara në referendumin e 16 prillit.

477 vota pro, 64 kundër dhe rreth 100 abstenime ka marrë kjo rezolutë, e cila gjithsesi nuk është detyruese për institucionet e tjera të BE-së.

“Të ndërpriten formalisht negoaciatat për anëtarësim me Turqinë nëse paketa e reformës kushtetuese zbatohet e pandryshuar”, thuhet ndër të tjera në këtë rezolutë të PE-së.

Vende të rëndësishme të BE-së, si Gjermania, Austria, Hollanda dhe Danimarka kanë shprehur shqetësim për ndryshimet kushtetuese në Turqi, duke pretenduar se presidenti Erdogan merr kontroll të madh mbi institucionet që duhet të jenë të pavarura.

Negociatat Turqi-BE kanë nisur që në vitin 2005 dhe deri më tani janë mbyllur me sukses 35 kapituj. Por, në vitin 2007-të, negociatat ngecën për shkak të qëndrimit të Ankarasë për çështjen e Qipros, ndërsa vitet e fundit, Gjermania dhe Franca kanë formuar një qëndrim të përbashkët që shkon drejt mbylljes së derës për Turqinë.

Të fundit