Flash News

KRYESORE

Parlamenti Evropian voton pro heqjes së vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian ka votuar pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

Për këtë hap të rëndësishëm për Kosovën votuan pro 420 eurodeputetë, 186 kundër dhe 22 absetime.

Eurodeputetja e raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, u shpreh se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret njësojë sikurse edhe vendet të tjera si Gjeorgjia dhe Ukraina.

“Nuk është kjo vota finale, por është shumë e rëndësishme. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, tashmë është radha jonë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë. Kosova është një hap më pranë lëvizjes së lirë”, u shpreh Fajon.

Të fundit