Flash News

KRYESORE

‘Parlamenti i shimpanzeve’ shitet në ankanda për një shifër rekord

‘Parlamenti i Zhdukur’ i Bansky-t është shitur për 11.1 milionë euro. Vepra e famshme e artistit që shquhet për pikturat murale është blerë në ankandin e Sotheby në Londër. Shuma kundrejt së cilës është shitur piktura është një shifër rekord për artistin britanik.

“Parlamenti i Zhdukur” trajton me një stil akademik Dhomën e Komunave të Ëestminster-it, në të cilën deputetët janë të gjithë shimpanze. Vepra është një parodi e vendimit të fundit të kryeministrit Boris Johnson për të shpërndarë Parlamentin.

Sipas ‘Tellerreport’, çmimi fillestar ishte 1.5 deri në 2 milion paund, por publiku tregoi një interesim të madh për pikturën, cila ia rriti asaj çmimin në 11.1 milion euro. Përmasat e pikturës janë thuajse 4.5 metra e gjerë dhe dhe 2.5 metra e lartë.

Të fundit