Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Parlamenti legjitim”, Kryemadhi i përgjigjet ambasadës së SHBA: Nuk besoj një deklaratë në shqip, para një raporti në anglisht
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur ambasadës amerikane, e cila një ditë më parë në një mesazh të fortë deklaroi ndër të tjera se qeveria dhe parlamenti janë legjitime nga zgjedhjet e 2017-ës, ndryshe nga raporti i DASH. Ky i fundit theksonte se në zgjedhjet e fundit parlamentare u konstatuan shitblerje votash.
E ftuar në “Kjo Javë”, Kryemadhi tha se nuk do t’i besonte një deklarate në shqip, nga një ambasadë shqiptare brenda një shteti se sa një raport në anglisht siç është Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Unë vendos dy raporte, besoj më parë raportin e DASH që për mua është i shtetit dhe është institucional, VOA që është një institucion tjetër i rëndësishëm, ku denoncimi i blerjes së votës, përgjimi i bandave erdhi disa herë. Për mua më e rëndësishme është një raport në anglisht si DASH se saj çdo deklaratë e shkruar në shqip”, komentoi Kryemadhi.