Flash News

KRYESORE

Parlamenti mblidhet sot, Ruçi afroi datën e seancës për shkak të protestës së opozitës

Parlamenti mblidhet sot, Ruçi afroi datën e seancës për

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka mbledhur këtë mëngjes Konferencën e Kryetarëve ku është marrë vendimi për ndryshimin e datës së seancës plenare. Mësohet se Parlamenti do të mblidhet sot, në orën 17:00, ndërkohë që në sallë do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës, pasi opozita ka dorëzuar kërkesat për djegien e mandateve.

Shkak për këtë vendim të Ruçit raportohet të jetë bërë protesta e planifikuar e opozitës, ditën e enjte, kur zhvillohen zakonisht seancat. Javën e kaluar, Gramoz Ruçi vendosi të mos e mbledhë Kuvendin për shkak se opozita do të protestonte jashtë godinës.

Ndërkohë, në rendin e ditës është parashikuar që të votohet për strukturën dhe buxhetin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), dy institucione të rëndësishme që po krijohen në kuadër të reformës në drejtësi.

Të fundit