Flash News

KRYESORE

Parlamenti miraton rezolutën kundër vendimit të Metës për zgjedhjet

 

Rezoluta kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale u miratua me 100 vota pro dhe 7 kundër. Mazhoranca ka marrë edhe votat e opozitës së re, ndërsa dy deputetë abstenuan.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.”, thuhet në rezolutën e përpiluar nga Partia Socialiste.

Votimi i saj pro erdhi pas 5 orësh debat në kuvend.

Të fundit