Flash News

KRYESORE

Parlamenti pengoi arrestimin e Tahirit, flet zyrtari i Austrisë: Askush s’duhet të fshihet pas autoritetit

Parlamenti pengoi arrestimin e Tahirit, flet zyrtari i Austrisë: Askush

Zv/ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Linhart, gjatë vizitës së tij ditën e djeshme në Tiranë, u takua m Presidentin Ilir Meta.

Michael Linhart foli marrëdhëniet dypalëshe, aspiratën e Shqipërisë për t’u integruar në BE dhe rëndësinë e reformës në drejtësi, si kusht për hapjen e negociatave me Brukselin.

I pyetur nga “GSH” lidhur me vendimin e  parlamentit shqiptar që bllokoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri (i cili akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe favorizim të trafikut të drogës), Dr. Linhart tha askush nuk duhet të fshihet pas autoritetit.

“Unë jam i bindjes se qytetarët e një shteti duhet të jenë të barabartë para ligjit. Askush nuk duhet të kërkojë dhe të gjejë mbrojtjen e ndonjë autoriteti. Kjo vlen për të gjitha vendet që i janë bashkuar idesë europiane dhe sigurisht edhe për vendet që dëshirojnë t´i bashkohen kësaj ideje.

Një tjetër parim i rëndësishëm ligjor është edhe prezumimi i pafajësisë. Prandaj unë do të këshilloja, t´i lëmë gjykatat të punojnë”, deklaroi zv/ministri i Jashtëm i Austrisë.

 

 

Të fundit