Flash News

KRYESORE

Parlamenti i ri me përfaqësimin më të lartë të grave që nga viti 1992

Parlamenti i ri me përfaqësimin më të lartë të

Parlamenti i ri i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, do të ketë nivelin më të lartë të përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1992.

Në nisje të legjislaturës së re parlamentare, në shtator do të ulen në sallën e seancave plenare 39 deputete nga 140 gjithsej.

Partia Socialiste ka përfaqësimin më të lartë, me 22 deputete, e ndjekur nga Partia Demokratike me 11 deputete gra. Lëvizja Socialiste për Integrim ka 5 deputete dhe PDIU do të ketë një deputete, atë të qarkut të Dibrës, Reme Lala.

Në listat për deputetë që partitë politike dorëzuan në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit, nga 2374 kandidatë, 948 ishin gra. Megjithatë, partitë politike nuk iu shmangën dot gjobitjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mosrespektim të kuotës gjinore në listat e kandidatëve për deputetë.

Kuvendi i Shqipërisë aktual kishte 19 deputete gra ose vetëm 13 për qind. Kuotat gjinore u vendosën për herë të parë në Shqipëri në ndryshimet në Kodin Zgjedhor të vitit 2008, të vlefshme për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Por, pas këtyre zgjedhjeve u konstatua se partitë politike arritën ta shmangin këtë detyrim ligjor, duke u justifikuar me sanksione minimale.

Me parimin e “kuotës gjinore” në Kodin Zgjedhor në parlamentin 2009-2013, vetëm 16 për qind e deputeteve ishin gra.

 

EMRAT E 140 DEPUTETEVE TE REJA TE PARLAMENTIT

Partia Socialiste

Mimi Kodheli, Kukës

Almira Xhembulla, Dibër

Elisa Spiropali, Korçë

Edlira Bode, Korçë

Evis Kushi, Elbasan

Mirela Kumbaro, Gjirokastër

Eglantina Gjermeni, Durrës

Milva Ekonomi, Durrës

Klodiana Spahiu, Durrës

Elona Hoxha/Gjebrea, Tiranë

Olta Xhaçka, Tiranë

Blerina Gjylameti, Tiranë

Vasilika Hysi, Tiranë

Ogerta Manastirliu, Tiranë

Klotilda Bushka, Tiranë

Adelina Rista, Fier

Antoneta Dhima, Fier

Tatiana Piro (Nurçe), Fier

Ermonela Valikaj, Berat

Lindita Nikolla, Lezhë

Vilma Bello, Vlorë

Senida Mesi, Shkodër

Partia Demokratike

Dhurata Çupi, Dibër

Valentina Duka, Korçë

Fatbardha Kadiu, Durrës

Orjola Pampuri, Tiranë

Rudina Hajdari, Tiranë

Grida Shqima, Tiranë

Albana Vokshi, Tiranë

Jorida Tabaku, Tiranë

Lindita Metaliaj, Lezhë

Nadire Mecorapaj, Vlorë

Izmira Ulqinaku, Shkodër

Lëvizja Socialiste për Integrim

Monika Kryemadhi, Elbasan

Nora Malaj, Durrës

Klajda Gjosha, Tiranë

Kejdi Mehmetaj, Tiranë

Floida Kërpaçi, Tiranë

PDIU

Reme Lala, Dibër

 

Të fundit